Maqedoni

Paradite me diell, pasdite me reshje përmbytëse, bubullima dhe me erë

22.08.2016 09:06

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare...

Pasdite do të jetë jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të ligë, me shi të rrëmbyeshëm intenziv zbrazje të fuqishme elektrike dhe erë të përforcuar.
 
Temperatura do të lëvizë prej 24 deri në 35 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 29 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim sërish do të ketë të reshura të rrëmbyeshme të shiut vende-vende të ndjekura me bubullima të rralla dhe me erë të përforcuar veriore. Në shumë vende të reshurat do të jenë të rrëmbyeshme. Temperatura e ajrit të martën do të jetë për 10 gradë Celsius më e ulët, ndërsa nga e enjtja do të ketë rritje graduale.
 
Nga DPHM rekomandojnë në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike të mos qëndrohet në vend të hapur dhe nën pemë./Mia