Komisioni Ad-hok, nesër skadon afati për anëtarin e 5-të
Deri nesër duhet të zgjidhet anëtari i pestë i trupin ad-hok për media, i cili njëkohësisht do të duhet të jetë edhe kryetar i këtij trupi...

Në shpalljen publike që e publikoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele, deri më tani janë paraqitur 10 gazetarë.
Sipas marrëveshjes së fundit të katër partive politike, ky trup do të ketë si detyrë të monitorojë mediat dhe vlerësimet që jep për punën e tyre AShMAV-jq dhe të vlerësojë në mënyrë të pavarur nëse këto vlerësime janë apo jo të drejta.
ShGM që në fillim ka kundërshtuar pjesëmarrjen në këtë komision, pasi sipas shoqatës së gazetarëve nuk mund të flitet për largim të ndikimit politik mbi mediat kur pikërisht anëtarët e këtij komisioni zgjidhen nga partitë politike.
Katër janë anëtarët tashmë të zgjedhur, Sllagjana Dimishkova dhe Cvetin Çilimanov me propozim të VMRO-DPMNE-së dhe Lubomir Kostovski dhe Goran Tërpenoski me propozim të LSDM-së.
