Maqedoni
PSP thërret Thaçin dhe Bonevën si dëshmitarë
22.08.2016 11:25
Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të duhet të paraqitet në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike...

Së bashku me Thaçin, para ekipit të prokurorëve të PSP-së do të flasin edhe Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE dhe Samka Ibrahimovski nga partia rome, PEPR. Thaçi, Boneva dhe Ibraimovski janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve.
Specialja javën që lamë pas paralajmëroi shtim të numrit të personave që do të thirren në cilësinë e dëshmitarëve apo të hetuarve, me qëllim që sa më shpejt të filtrohen lëndët që ka hapur kjo Prokurori.
Sipas kryeprokurores speciale, Katica Janeva, ky institucion është duke punuar me dinamikë intensive me qëllim të zbulimit të veprimtarisë kriminele dhe korruptive të shumë zyrtarëve, por kjo deklaratë nga VMRO u cilësua si fillim i fushatës së Prokurorisë Speciale në favor të LSDM–së opozitare.
