Ndërpritet gjendja e emergjencës, ingerencat e shtabeve iu kalojnë institucioneve
22.08.2016 15:49
Në zonat e përmbytura në Shkup prej mbrëmë është ndërprerë gjendja e emergjencës...

Në zonat e përmbytura në Shkup prej mbrëmë është ndërprerë gjendja e emergjencës e shpallur nga Qeveria menjëherë pas vërshimeve.
Me këtë janë ndërprerë edhe funksionet e shtabit të emergjencës edhe në Hasanbeg dhe vendbanimet e tjera njoftojnë nga ky shtab.
“Të gjitha funksionet dhe aktivitetet në terren kalojnë në ingerenca të institucioneve shtetërore. Anëtarët e shtabit do të jenë zëri i qytetarëve të zonave të përmbytura deri tek institucionet shtetërore. Punët rreth tamponimit dhe pastrimit të kanalit do të vazhdojnë edhe më tutje, derisa gjendja të normalizohet në tërësi”,- tha Ali Sadiku nga Shtabi i Emergjencës në Hasanbeg.
