Maqedoni
LR-PDSh: 35000 shqiptarëve po u merren të drejtat
22.08.2016 18:27
LR-PDSh kërkon nga faktorët politik, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, të tërheqin kërkesën e eliminimit nga të drejtat...

LR-PDSh kërkon nga faktorët politik, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, të tërheqin kërkesën e eliminimit nga të drejtat e plota të qytetarëve shqiptarë të cilët dolën të kontestueshëm me kryqëzimin e të dhënave në KShZ-së.
Sipas LR-PDSh-së, askush nuk ka të drejtë që 35000 shqiptarë t’i lejë pa të drejtë dhe pa atdhe.
“Marrëveshja e Përzhinës edhe njëherë për objekt sulmi pati shqiptarët”,- tha sekretari i përgjithshëm i LR-PDSh-së, Arben Taravari.
“Kërkojmë në mënyrë të menjëhershme nga faktorët politik që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinës të tërheqin kërkesën e çmendur të eliminimit nga e drejta e plotë e shqiptarëve të diasporës të votojnë. Çka u arrit prej pastrimit të listave? Në fund u arrit që të shlyhen nga lista zgjedhore 41 788.00 votues, prej të cilëve 35000 shqiptarë. N ë asnjë përgjim nuk dëgjuam se kishte keqpërdorim të votuesit të shqiptarit të diasporës”,– theksoi sekretar i përgjithshëm i LR–PDSh-së, Arben Taravari.
Nga LR-PDSh kërkojnë shpjegim nga faktori politik për paraqitjen e vetëm 8000 votuesve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Me pamundësinë e 35000 qytetarëve për votim, sipas LR-PDSh-së do të rrezikohen shumë komuna me udhëheqësi shqiptare, si Struga dhe Kërçova, dhe nga ana tjetër me këtë akt shkelet edhe e drejta kushtetuese për votë.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
