Maqedoni

Gjermania me masa ekstreme, porosit qytetarët: Mbani ushqime për 10 ditë

23.08.2016 10:50

Për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë, Qeveria gjermane po përgatitet që t’i kërkojë qytetarëve të mbajnë rezerva ushqimi...

Për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë, Qeveria gjermane po përgatitet që t’i kërkojë qytetarëve të mbajnë rezerva ushqimi dhe ujë të pijshëm për të përballuar dhjetë ditë gjendje emergjence.
 
Kjo është vetëm një nga masat e sigurisë që janë propozuar në strategjinë më të fundit për mbrojtjen e qytetarëve.
 
Autoritetet kërkuan gjithashtu mbështetjen e civilëve ndaj forcave të rendit. Qeveria arsyeton idenë me krijimin e një strategjie parandaluese për çdo fatkeqësi e jo vetëm për terrorizmin, por opozita është skeptike. 
 
“Komiteti për buxhet në Bundestag na kërkoi të krijojmë një strategji të re dhe ne tani e kemi bërë. Nuk ka të bëjë vetëm me kërcënimin terrorist, por me të gjitha kërcënimet që mund të dëmtojnë shoqërinë tonë”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Thomas de MaziEre.
 
“Kur bëhet fjalë për fatkeqësi, pa marrë parasysh nëse janë natyrore, mungesë energjie, atëherë është mirë të keni furnizime ushqimore në podrumin e shtëpisë suaj. Por, nëse ky ligj sillet me arsyetimin e terrorizmit, atëherë është lojë e pandershme e fushatës elektorale”,- tha Konstantin Von Notz nga Partia e të Gjelbërve.
 
“Ligi aktual dhe ndryshimet e kërkuara nga partitë konservatore dëmtojnë sigurinë e qytetarëve, sepse me këto ndryshime vetëm përhapet panik tek qytetarët”,- theksoi Dietmar Bartsch nga Partia e të Majtës.
 
Përgjatë muajve të fundit, Europa është goditur shpesh nga sulmet terroriste. Gjermania i ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë në kushtet kur vendi është goditur disa herë nga sulme terroriste, ndonëse jo në përmasat që është prekur Franca apo Belgjika. Agjencitë inteligjente kanë raportuar se në bazë të informacioneve të grumbulluara prej tyre, rreziku vijon të mbetet i lartë. 
 
SEVDIJE KASTRATI