Maqedoni
Dhjetë aksidente dje në Shkup, tetë persona të lënduar
23.08.2016 11:19
Tetë persona janë me lëndime më të lehta në shtatë nga 10 aksidentet e regjistruara në 24 orëshin e fundit në Shkup...

Në tre aksidente është evidentuar dëm material, informon për MIA-n Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në 24 orëshin e fundit policia e komunikacionit ka sanksionuar 11 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, tre nuk i kanë respektuar semaforët, tetë kanë vozitur pa patentë shoferi përkatësisht automjete të paregjistruara, ndërsa 10 sanksione ishin për parkim në mënyrë të paligjshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec gjatë ditës së djeshme janë larguar katër automjete./Mia
