Botë
Nisin hetimet - Granatë në apartament në Suedi, vdes 8 vjeçari
23.08.2016 12:09
Një tetë vjeçar është vrarë pasi një granatë dore është hdhur në banesën e tij në qytetin Gothenburg të Suedisë bën të ditur policia...

Yuusuf Warsame nga Birmingham kishte ardhur tek të afërmit e tij dhe po flinte gjumë kur ndodhi shpërthimi.
Policia hedh dyshime se ngjarja ka lidhje me një tjetër krim të rëndë të ndodhur në këtë zonë ku jeton komuniteti somalez.
“Duhet të shohim nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën por dyshimet tona janë” tha zëdhënësi i policisë Thomas Fuxborg për një media lokale e cila është cituar edhe nga BBC.
Në dhomën ku flinte vogëlushi ka qenë dhe e ëma, i vëllai dhe e motra por këta kanë marrë plagë të lehta.
Djali qe humbi jeten nga shperthimi me granate/Oranews
