Maqedoni
Familjet e rrezikuara sociale, qeveria ndan subvencion për 100 punësime
23.08.2016 14:37
Qeveria ndan 16 milionë e 600 mijë denarë në formë subvencionesh për firmat private që do të punësojnë 100 persona nga familjet e rrezikuara sociale...

Për çdo person të punësuar nga kjo kategori e qytetarëve kompanitë për 6 muaj do të marrin nga 22 mijë denarë në muaj, përkatësisht 17 mijë për rrogë dhe pesë mijë denarë për kompensimin e trajnimit me kusht që ta mbajnë në punë personin edhe për 6 muaj të tjerë.
Ministri Spasov apelon që kompanitë private ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë në projektet e programit “Maqedonia punëson”.
"Masa parashikon subvencionim gjashtëmuajsh me obligim për kompanitë private që t'i mbajnë personat të cilët do t'i punësojnë 6 muaj shtesë. Subvencionin mund ta shfrytëzojnë të gjitha kompanitë private të cilat do të punësojnë persona në rrezik social, përkatësisht pranues të ndihmës sociale, ish pranues ose pranues të përhershëm të kompensimit të kushtëzuar në para, viktima të dhunës familjare, fëmijë të cilët deri në moshën 18 vjeçare e kanë pasur statusin e fëmijëve paprindër ose pakujdesje prindërore, anëtarë të familjeve pranuese të ndihmës së përhershme në para, shtesa të fëmijëve, si dhe persona të cilët marrin të ardhura të ulëta. Për personat në rrezik social është parashikuar lirim nga pagesa e kontributeve sociale në afat prej pesë viteve, derisa për personat më të rinj deri në moshën 35 vjeçare, të cilët kanë të ardhura të ulëta, është pamundësuar lirimi nga kontributet sociale, tatimi personal në afat prej tre viteve dhe obligimi t'i mbajë personat në punë edhe një vit”,- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
ADNAN HAJDARI
