Popovski fton Kotziasin në Shkup, do të mbajë fjalim para këshillit të ambasadorëve

23.08.2016 14:59

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pritet që të enjten t’a vizitojë Shkupin. Kotzias vjen për vizitë me ftesë të shefit të diplomacisë së vendit, Nikolla Popovski, për të mbajtur fjalim para Këshillit të Ambasadorëve në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Tashmë është përcaktuar edhe mbajta e një takimi bilateral mes dy shefave të diplomacive në të cilin pritet që çështja e emrit, perspektiva europiane dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të jenë tema të bisedimeve.

Ministri grek i Punëve të Jashtme për herë të parë e vizitoi Maqedoninë vitin e kaluar në qershor, ndërkaq me homologun e tij Popovski për së fundi herë janë takuar në Varshavë, në kuadër të Samitit të NATO-s, ku  patën biseduan për masat e ndërtimit të besimit, raportet bilaterale dhe për ngjarje rajonale në përgjithësi,  por çështja e emrit nuk ishte temë bisedimi mes tyre.

Kotzias, në maj pati deklaruar se nevojitet të krijohen kushte shumë të mira që të arrihet kompromis për emrin, derisa ministri Popovski nga Athina kumtoi se në raport me çështjen e emrit, mes dy vendeve ekzistojnë dallime sa  malet dhe se Maqedonia assesi nuk do të lëviz nga kufiri i kuq. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)