Maqedoni

Drejtoria për mbrojte dhe shpëtim: Përfundon angazhimi në zonat e përmbytura

23.08.2016 16:17

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka tërhequr 96 kamionët dhe ekskavatorët e angazhuar për pastrimin e zonave të vërshuara...

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka tërhequr 96 kamionët dhe ekskavatorët e angazhuar për pastrimin e zonave të vërshuara, pasi, sipas kësaj drejtorie, tashmë ka përfunduar puna më e madhe e pastrimit të rrugëve, kanaleve dhe shtretërve të lumenjve dhe po vazhdohet me tamponimin e rrugëve. 
 
“Në rajonet e përmbytura, gjegjësisht Creshevë, Smillkovcë, Stajkovcë, Bërnjarci, deponinë Haraçinë, Hasanbeg, Kamnik, Stajkovcë, Rrugën e Rashtanit dhe Inxhikovës, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, me 3.400 të punësuar, ka pastruar dhe tamponuar 71 rrugë me gjatësi të përgjithshme prej 15.700 metra, ndërsa janë pastruar edhe kanale dhe shtretër lumenjsh në gjatësi prej 8,6 kilometrave”,- deklaroi drejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu.
 
Përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë qenë të angazhuara 19 firma si dhe është shfrytëzuar ndihma e ardhur nga vendet e BE-së dhe vendet fqinje.
 
“Shfrytëzojmë rastin që gjithë atyre firmave, atyre njerëzve të ju falënderohemi, njëkohësisht shfrytëzojmë rastin që mekanizmit nga Bashkësia Europiane për mbrojtje civile, e cila me vendimin nga qeveria dhe kërkesën nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ata mekanizmin e vunë në përdorim dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së dolën në ndihmë të Republikës së Maqedonisë. Disa shtete ndihmuan me mjete materiale, disa shtete ndihmuan edhe me pjesëtarët e tyre për mbrojtje dhe shpëtim”,- tha sekretari në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ekrem Zeneli.
 
Gjithashtu kjo drejtori theksuan se do të vazhdojnë të kërkojnë vajzën 16 muajshe, Elife Fejzullahu, trupi i së cilës është zhdukur që natën e vërshimeve.
 
FETIJE QAILI