Vazhdojnë ndihmat për Hasanbegun, këngëtari, Labinot Tahiri, ndan 11500 euro

23.08.2016 16:31

Vazhdojnë aksionet për të ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet në Hasanbeg...

Vazhdojnë aksionet për të ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet në Hasanbeg. Këtij aksioni i është bashkangjitur edhe këngëtari nga Kosova, Labinot Tahiri, i cili gjatë këtyre ditëve ka arritur të grumbullojë 11 500 euro, të cilat iu shpërndanë gjashtë familjeve në nevojë.

“Në atë shumë 11.500 euro janë diku 76 familje që do të marrin nga 150 euro, aq kishim mundësi nga aksioni im i organizuar. Uroj që mos të ndalen aksionet e tilla. Edhe ata që kanë premtuar, si komunat, si Qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës, por edhe njerëz nga diaspora, kuptohet edhe vendorët, besoj që do të dalin në ndihmë, sepse ka familje që kanë nevojë edhe për bukë”,- deklaroi këngëtari, Labinot Tahiri.

Zarfi i parë i ndihmës iu nda familjes së foshnjës 15-muajshe, Elif Fejzullahu, trupi i së cilës ende nuk është gjendur. Gjyshi i saj thotë se nuk do të ndalen së kërkuari.

“Përsëri do të vazhdojë kërkimi, ashtu na kanë thënë partitë, por duhet të bisedojmë sot dhe të shohim se deri kur do të shkojë kërkimi”,- theksoi gjyshi i Elifes, Isuf Fejzullahu.

Që pas ditës së vërshimeve shumë persona si dhe organizata humanitare kanë sjellë ndihma në rajonet e përmbytura, ndërsa ndihmat e tilla vazhdojnë edhe më tej. (Ersan Pajaziti, TVM2)