Botë

Tiranë, reforma në drejtësi, miratohet kapitulli i vetingut pa opozitën

23.08.2016 16:44

Politika shqiptare devijon nga konsensusi i madh i 22 korrikut, duke miratuar kapitullin e reformës qe flet për kontrollin e gjyqtarëve pa pjesëmarrjen e opozitës...

Demokratët kanë refuzuar të jenë të pranishëm në votim, pasi pretenduan që ndërkombëtarët nuk kanë marrë parasysh opinionet e tyre në draftin e ri.
 
Por, përfaqësuesi socialist, Pandeli Majko, e cilësoi miratimin e këtij kapitulli si një sukses, duke thënë se aty ndodhen të gjitha sugjerimet e ShBA-së dhe BE-së.
 
Drafti i reformës në drejtësi u miratua mëngjesin e 22 korrikut, por duke përjashtuar kapitullin e vetingut, që bën fjalë për kontrollin e pasurisë dhe pastërtisë së gjyqtarëve e prokurorëve.
 
LULJETA NDOKA