Botë

IS-i granaton zonën kufitare Turqi – Siri

23.08.2016 21:37

Policia turke të martën iu ka thënë banorëve që të largohen nga Karkamis, afër kufirit me Sirin...

Policia turke të martën iu ka thënë banorëve që të largohen nga Karkamis, afër kufirit me Sirin pasi militantët e Shtetit Islamik e kanë sulmuar atë zonë me granata.
 
Sipas CNN-së në gjuhën turke, ky vend që gjendet shumë afër kufirit me Sirinë, është goditur dy herë nga granata. Ushtria turke i ka sulmuar caqet e Shtetit Islamik në Sirinë veriore.
 
Turqia ka granatuar pozicionet e Shtetit Islamik matanë kufirit në qytetin sirian Jarablus, për të ndihmuar rebelët sirianë që ta marrin kontrollin mbi këtë qytet.
 
Burime nga rebelët i kanë thënë Reuters se ata kanë qenë duke u mobilizuar në Turqi, gati për të kaluar në Jarablus./evropaelire