Botë
SHBA - U përpoq t’i fliste me duar, policia vret shurdh-memecin
24.08.2016 12:05
Policia ka qëlluar për vdekje një burrë të paarmatosur shurdh-memec në Karolinën e Veriut vetëm disa metra larg shtëpisë së tij...

Daniel Kevin Harris po udhëtonte me Volvon e tij kur polici me emrin Jermaine Saunder u përpoq ta ndalonte atë për tejkalim shpejtësie.
Harris nuk iu përgjigj kërkesës së policisë, duke bërë që këta të fundit ta ndjekin duke përplasur dhe makinën e 29-vjeçarit.
Dëshmitarët okularë thanë se Harris ishte i paarmatosur dhe u qëllua menjëherë sapo doli nga makina e tij.
Ai u përpoq t’i fliste policëve me shenja nëpërmjet duarve por ata nuk e dëgjuan, raporton NY Daily./Mia
