N.P. “Higjiena Komunale” zgjidh përgjithmonë çështjen e objektit
Për herë të parë që nga themelimi i saj, Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”....

Për herë të parë që nga themelimi i saj, Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” ka zgjidhur më në fund çështjen e lokacionit të përhershëm.
Shumë herë deri tani kjo ndërmarrje është shpërngulur nga një lokalitet në tjetrin, ka qenë e shpërndarë në më shumë hapësira dhe prej tani këto objekte të ndara janë këmbyer me një objekt të vetëm.
“Për shkak të rritjes së kontrollit mbi realizimin e aktiviteteve të punës, për shkak të rritjes së efikasitetit bëjmë këmbimin e këtyre objekteve me ndërtesën administrative të Ndërmarrjes “Unitaers”, ndërtesë e cila është ndërtuar sipas të gjitha standardeve ndërtimore në vitin 1988 dhe është në gjendje të shkëlqyeshme për t’i vendosur shërbimet e kësaj ndërmarrje në ato objekte për arsye se tani këto shërbime punojnë në kushte të jashtëzakonshme në 1 metër katrorë, punojnë më tepër se sa parasheh ligji, kurse në atë pjesë të gjitha shërbimet administrative do të jenë më të relaksuara”,- deklaroi drejtori i “Higjienës Komunale”, Rakip Doçi.
Për realizimin e këtij projekti ndërmarrja do të shfrytëzojë mjete të veta financiare dhe pagesën do ta bëjë brenda dy vitesh. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
