Ndihmë nga komuna turke Marmara për rajonet e përmbytura në rrethinën e Shkupit

24.08.2016 13:57

Nga komuna turke Marmara sot në Shkup duhet të arrijnë pesë kamionë me prodhime të ndryshme...

Nga komuna turke Marmara sot në Shkup duhet të arrijnë pesë kamionë me prodhime të ndryshme për të pësuarit nga rajonet e përmbytura në rajonin e Shkupit, kumtoi Ambasada e Turqisë në Maqedoni.

Ndihma përmban ushqim, lodra, pelena, mjete për higjienë personale dhe të shtëpisë, ujë, veshëmbathje të ndryshme, konserva, kripë, sheqer, miell, makarona, fasule, peceta...Do të dorëzohet në depot e komunës së Çairit.

Nga Ambasada paralajmërojnë edhe se nesër dhe pasnesër komuna Balikesir do të dërgojë 100 sofa.

Paraprakisht nga Turqia ndihmë dërguan edhe komuna e Bursës, ekipet e së cilës ndihmojnë në terren, Ejup, shoqata e komunave Marmara, TIKA, MUSAID. Në terren ka ndihmuar edhe ekipi nga qyteti i Stambollit. Me mekanizëm është angazhuar edhe "Xhevahir Holding". (mia.mk)