Maqedoni

Tërmetet në Itali, MPJSh konfirmo: Pesë shqiptarë të lënduar

24.08.2016 15:48

Të paktën pesë shtetas shqiptarë i kanë shpëtuar mrekullisht tërmeteve të njëpasnjëshëm në qendër të Italisë, ku humbën jetën dhjetëra persona...

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se shqiptarët e plagosur janë dërguar me helikopter në spitalin “Gemelli” në Romë.
 
Ata mësohet se kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe është janë rrezikut për jetën.
 
Ende nuk janë bërë me dije identitetet e tyre, por këshilltari i Ministrisë së Jashtme, Glevin Dervishi, thotë se kontaktet me Ambasadën shqiptare në Itali janë të vazhdueshme.
 
Nga ana tjetër, kjo ambasadë ka vënë në dispozicion një numër telefoni të emergjencave: +39 3420498192 për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonën ku ka rënë tërmeti në Italinë qendrore. Mësohet se në zonën e Amatrices, ku ka ndodhur goditja më e rëndë, jetojnë shumë shqiptarë, por, fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk ka humbur jetën, të paktën sipas të dhënave të deritanishme.
 
LULJETA NDOKA