Konviktet studentore, zëvendësohen ashensorët e vjetër
Në konviktet studentore në Shkup tashmë janë zëvendësuar.....

Në konviktet studentore në Shkup tashmë janë zëvendësuar të gjithë ashensorët e vjetër. Projekti i Ministrisë së Arsimit ka kushtuar 15 milionë denarë.
Nga Ministria e Arsimit njoftojnë se tashmë ka përfunduar procesi i aplikimit të studentëve dhe vazhdon vetëm lajmërimi në formë elektronike për studentët e vitit të parë.
“Ka përfunduar procesi për aplikimin e akomodimit të studentëve, për studentët nga viti i dytë deri në vitet e fundit. Janë 5.600 vende për akomodimin e studentëve në konvikt. Deri më tani për këto vende janë pranuar rreth 2.700 aplikime. Vazhdon lajmërimi nëpërmjet formës elektronike për studentët e vitit të parë dhe në periudhën prej 29 gushtit deri më 2 shtator do të jetë paraqitja formale e dokumentacionit nga ana e studentëve fillestarë”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
MASh pret që edhe sivjet të plotësohen në tërësi kapacitetet e konvikteve. Viti akademik do të fillojë pa problem edhe përkundër akomodimit nëpër konvikte të personave të prekur nga vërshimet në rajonin e Shkupit. (Mirjeta Ziberi, TVM2)
