LSDM: zgjedhje do kemi në fund të këtij viti

24.08.2016 18:18

LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka frikë nga zgjedhjet e lira....

LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka frikë nga zgjedhjet e lira. Është pikërisht partia e Gruevskit ajo që kërkon zgjedhje pa përmbushjen e kushteve.

Por, zgjedhjet këtë vit do të mbahen për t’i dhënë fund politikave destruktive të kësaj qeverie, kundërpërgjigjen nga LSDM.

“Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të VMRO-DPMNE-së të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ajo nuk do të ndodhë. Deri në fund të këtij viti do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, në të cilat politikat destruktive dhe kriminele të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së do të mposhten. Jeni dëshmitarë se në Maqedoni dy herë u shty mbajtja e zgjedhjeve për shkak se nuk u përmbushën kushtet. Në fakt, në qoftë se kushtet ishin plotësuar, pse VMRO-DPMNE u dakordua të nënshkruajë aneks-kontratën e fundit, e cila lejon të sigurohen kushte për zgjedhje më 11 dhjetor”,- deklaroi Petre Shilegov nga LSDM.