Komisioni Ad-Hok për mediat, debat i ashpër për anëtarin e pestë

24.08.2016 18:35

Komisioni i përkohshëm për monitorimin e mediave...

Komisioni i përkohshëm për monitorimin e mediave ende nuk ka vendosur për anëtarin e pestë shqiptar.

Anëtarët e Trupit Ad-Hok për mediat tashmë disa orë po zhvillojnë bisedime të vështira, ndërsa mësohet se gara është ngushtuar dhe tani në pyetje janë vetëm dy emra. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Sefer Tahirin dhe Daut Dautin. 

Komisioni, i cili u formua në pajtim me marrëveshjen politike të katër partive më të mëdha politike, deri tani është i përbërë prej katër anëtarëve të propozuar nga partitë, dy nga VMRO-DPMNE dhe dy nga LSDM, të cilët me konsensus duhet ta zgjedhin anëtarin e pestë shqiptar.

Në pajtim me ndryshimet ligjore, Komisioni obligohet të japë vlerësime lidhur me shkeljet eventuale të kodit zgjedhor nga ana e radio-difuzerëve. Afati për ekipimin e këtij trupi skadon sot. (Sanije Duraku, TVM2)