Botë

Sulmohet Universiteti amerikan në Afganistan

24.08.2016 21:37

Universiteti amerikan në Afganistan është sulmuar, ndërsa pjesëtarët e sigurimit të shkollës kanë këmbyer zjarr me sulmuesit, njoftoi Ej-Bi-Si njuz...

Nuk dihet numri i studentëve dhe profesorëve që për momentin janë në Universitet, e as që dihet identiteti i sulmuesve. 
 
Fituesi i Çmimit të Pulicerit, fotografi Masud Hosain shkroi në tuiter se është robëruar brenda. 
 
"Ndihmë. Ne jemi ngujuar në universitet dhe dëgjohen të shtëna dhe shpërthime. Ky mbase është tuiti im i fundit", shkruan ai në rrejtin social. 
 
Dëshmitarë okularë konfirmojnë se sulmuesit kanë hyrë edhe në spitalin Nor, në afërsi të shkollës./mia