Maqedoni

Paradite me diell, pasdite të reshura lokale

25.08.2016 09:07

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli...

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, ndërsa në orët e pasdites në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë reshje shiu lokal dhe paraqitje të bubullimave. Do të fyjë erë e dobët në mesatare nga drejtimi verior dhe verilindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 30 gradë celsius.
 
Në Shkup mot i ndryshueshëm me më tepër periudha me diell dhe me erë të dobët në mesatare nga veriu dhe verilindja. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
 
UV indeksi do të arrijë 6.
 
Prej nesër do të mbizotërojë mot stabil me rritje graduale të temperaturës ditore e cila të dielën do të arrijë mes 27 dhe 32 gradë, ndërsa të hënën mes 28 dhe 35 gradë Celsius./Mia