Botë

Tërmet në Azi, tronditen Mianmari, Tailanda dhe India

25.08.2016 09:42

Një tërmet 6.8 ballësh ka tronditur Mianmarin, duke dëmtuar tempujt antikë të qytetit të Baganit dhe duke i marrë jetën të paktën tre personave, dy prej të cilëve fëmijë...

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në perëndim të qytetit Çauk, në 84 kilometra thellësi, ka bërë të ditur Instituti Gjeologjik Amerikan.
 
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tailandë, Bangladesh dhe Indi. Të paktën 66 objekte antike në Bagan kanë pësuar dëme.
 
Bagani njihet edhe si qyteti i një milion pagodave dhe është i tejmbushur me turistë, por vetëm një prej tyre është lënduar për fat të mirë.
 
Deri tani një person është konfirmuar i vdekur në qytetin e Pakokut, për shkak të shembjes së një ndërtese. Re të mëdha pluhuri janë vërejtur në  zonat e monumenteve antike. 
 
Qyteti i Baganit është një atraksion i madh turistik dhe në të ndodhen mijëra monumente budiste. Tërmetet janë të zakonshme në Mianmar dhe tempujt janë dëmtuar edhe më parë, por janë restauruar.