Botë

Sulm në Universitetin Amerikan të Kabulit, 13 të vdekur, 44 të lënduar, vriten dy agresorët

25.08.2016 14:07

13 persona, mes të cilëve shtatë studentë, humbën jetën gjatë një sulmi të armatosur në Universitetin Amerikan të Kabulit në Afganistan...

Dy agresorë u goditën për vdekje nga forcat afgane të sigurisë 10 orë pas sulmit. Godina ishte plot me studentë dhe staf akademik.

Asnjë grup nuk e ka marrë akoma përsipër ngjarjen. Mes viktimave ishin edhe tre policë dhe tre roje të sigurisë.

35 studentë dhe nëntë forca policore u plagosën, ndërkohë që 750 studentë dhe anëtarë të stafit akademik u shpëtuan.

Policia e përshkoi sulmin si të vështirë. Forcat speciale ishin në vendngjarje së bashku me këshilltarët amerikanë të ushtrisë.

Sulmi ndodhi dy javë pasi dy anëtarë të stafit akademik të Universitetit, një shtetas amerikan dhe një shtetas australian u rrëmbyen, ndërsa akoma nuk dihet se ku ndodhen.

Universiteti Amerikan i Kabulit, është hapur në  vitin 2005.

FETIJE QAILI