Maqedoni

DShM: Nuk ka zgjedhje pa burgosjen e vjedhësve të votës

25.08.2016 15:40

Diaspora për shqiptarët e Maqedonisë vlerëson se në vend nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike...

Diaspora për shqiptarët e Maqedonisë vlerëson se në vend nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike, pa u përgjigjur më parë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për manipulimin dhe vjedhjen e votave në të gjitha ciklet e kaluara zgjedhore.
 
Nuk është problem vetëm lista e votuesve fiktivë dhe përjashtimi i qytetarëve shqiptarë nga lista e votuesve, por problemet janë të mëdha dhe na detyrojnë të punojmë për refuzimin e zgjedhjeve për shkak se nuk përmbushin standardet demokratike për zgjedhje të lira e të drejta, thonë nga DShM.
 
“Nuk ka zgjedhje pa burgosjen e kriminelëve të zgjedhjeve në Maqedoni, për të dalë nga kriza e thellë morale politike, ekonomike sociale, që janë rezultat i zhvillimit të sistemit të jonjëkohësisë, që koncepti unitarist ua ka mundësuar partive maqedonase të sillen si padronë të shtetit, kurse partitë shqiptare mbeten vetëm qiraxhinj në rrethanat dhe kushtet ekzistuese në RM. DShM kërkon që Maqedonisë t’i ndërrohet emri, flamuri, himni dhe stema. Të fillojë procesi për regjistrimin e popullsisë sipas standardeve perëndimore dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të OSBE-së. Pa këto tre kërkesa, kriza vetëm do të thellohet dhe zgjidhjet e kënaqshme për ndonjë grup politik do të jenë afatshkurtra, por problemet do të mbesin, madje edhe shtohen”- deklaroi Musa Lamallari nga Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë.