MASh: 1800 denarë për nxënësit nga zonat e dëmtuara
Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Qeveria solli vendim që nxënësve që vijnë nga rajonet e prekura nga vërshimet t’u jepet një shumë të hollash në vlerë prej afro 1800 denarë...

Këto të holla të dedikuara për nxënësit kanë për qëllim t’u mundësojnë pajisje me mjete shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.
Pritet që Ministria e Arsimit këto ditë të dalë me deklaratë zyrtare lidhur me vendimin në fjalë dhe të japë sqarime se kur do të ndahen këto të holla nxënësve si dhe mënyrën e shpërndarjes së të hollave.
Edhe familjarët e nxënësve presin sqarime për vendimin në fjalë, pasi që si rezultat i kushteve të rënda si pasojë e vërshimeve të 6 gushtit, fëmijëve të tyre iu shkatërruan të gjitha materialet shkollore në prag të vitit të ri shkollor dhe kjo ndihmë është më se e nevojshme për ta.
