Botë

Një nga viktimat në Itali edhe Erjon Toro dhe 7 shqiptarë të lënduar

25.08.2016 16:22

Në familjen e Erjon Toros në Roskovec të Fierit ka pllakosur zia...

Familjarët vajtojnë pa trupin e 33-vjeçarit që u gjet i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij në Amatrice të Italisë.

Ndërsa luten që autoritetet shtetërore të ndihmojnë në sjelljen sa më shpejt të trupit të babait të dy fëmijëve.

Xhaxhai i Erjonit, Pëllumbi, dhe tezja Lola shprehen se Erjoni kishte planifikuar që këto ditë të vinte për pushime në Shqipëri, por për fat të keq ai do të kthehet i pajetë.

Erion Toro ishte babi i dy vajzave të vogla 5 dhe 3 vjeç. E madhja ndodhet e shtruar në spital pasi ka marrë disa plagë të lehta, ndërsa bashkëshortja e 33-vjeçarit ka thyer këmbët.
 
Erjoni ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë dhe prej 15 vjetësh për një jetë më të mirë jetonte në Itali, ku aty krijoi dhe familjen. 
 
LULJETA NDOKA