Maqedoni

Takimi Popovski-Kotzias në Shkup, fillimisht mirëbesimi më pas zgjidhja për emrin

25.08.2016 17:03

Zhvillimi i masave të besimit, krijimi i klimës që do të ndihmonte në përafrimin e vendeve, bashkëpunimi rajonal...

Zhvillimi i masave të besimit, krijimi i klimës që do të ndihmonte në përafrimin e vendeve, bashkëpunimi rajonal, stabiliteti dhe siguria ishin temat kyçe mes homologëve të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikolla Popovskit dhe Nikos Kotzias.
 
Në takim çështja e emrit në mënyrë direkte nuk ishte temë e bisedimeve. Ndërsa ministrat u pajtuan se duhet punuar në krijimin e një kornize që do të ndryshonte perceptimin e në dy vendeve. Qëllimi ynë janë NATO dhe BE, tha ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
 
“Në kushte për të cilat jemi të vetëdijshëm, nuk do të mund në kohë të afërt t’i arrijmë planet tona strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE. Do të ishte edhe më me rëndësi të krijojmë urë bashkëpunimi me Greqinë, që do t’i bënte marrëdhëniet tona bilaterale në nivel, që nuk kanë qenë më herët”,- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.  
 
Greqia është ithtare e kompromisit të mirë dhe në dobi të qytetarëve, tha diplomati grek, Nikos Kotzias. Por, megjithatë, sipas tij, kompromisi ka një kufi të kuq.
 
“Nuk biseduam për emrin, thamë së pari një herë të bisedojmë për bashkëpunimin tonë, janë përpara zgjedhjet dhe nuk ishte momenti. Sa i përket mendimeve tona, që nuk ia thashë kolegut tim, do tua them juve. Jam tifoz i kompromisit, por kompromisit të mirë dhe jo të dëmshëm, kompromis i cili do të na lironte me mbylljen e  historisë, pra respekt për të. Nuk mund ta ndryshosh historinë, por nuk mund të vazhdosh më tutje që të shkruash histori të re”,- tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
 
Sa i përket krizës politike në vend, Kotzias tha se ajo është çështje e brendshme e vendit dhe këtu Greqia nuk mund të përzihet por vetëm mund t’a ndihmojë për dalje nga kriza.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU