Maqedoni

Spërkatje kundër mushkonjave në rajonet e vërshuara

25.08.2016 19:45

Nesër në periudhën prej orës 23 deri në orën dy pas mesnate Qyteti i Shkupit do të zbatojë dezinfektim të jashtëzakonshëm terestik...

Nesër në periudhën prej orës 23 deri në orën dy pas mesnate Qyteti i Shkupit do të zbatojë dezinfektim të jashtëzakonshëm terestik (nga toka) kundër mushkonjave në territoret e përfshira nga vërshimet, respektivisht në vendbanimet Smilkovcë, Hasanbeg, Stajkovc, Ekonomia, Haraçina, Bërnjarci, Inxhikovë, Creshevë, Vinice, Kamnik dhe Çento.
 
Dezinfektimi i jashtëzakonshëm terestik do të zbatohet me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në pajtim me konkludimin nga seanca e 59-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë./mia