Maqedoni

Rritet frekuenca e automjeteve nga Bogorodica deri në Tabanovcë

26.08.2016 11:20

Në autostradën e vendkalimit kufitar Tabanovce deri në vendkalimin kufitar Bogorodica në mëngjes është rritur intensiteti i komunikacionit në drejtim të veriut....

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë kumtoi se në pikëpagesat Stobi, Otovicë dhe Romanovcë është i pranishëm numër më i madh i automjeteve.
 
Rritje e frekuencës së automjeteve është vërejtur edhe në dalje nga Maqedonia në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë.
 
Nga ana e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga shteti janë të mundura pritje deri në 20 minuta./Mia