Botë

Belgjikë, shpërthim në Chimai, një i vdekur

26.08.2016 14:07

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan në një shpërthim aksidental të shkaktuar në Belgjikë në një objekt sportiv, në qytetin Chimay, në afërsi të kufirit me Francën...

Burimet policore kanë deklaruar se aksidenti më shumë i ngjan një shpërthimi të gazit, por hetimet janë duke vazhduar.
 
Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi ndërtesën në tërësi, duke zënë të paktën pesë persona nën rrënoja. 
 
"Ngjarja e cila ka ndodhur më shumë ngjan në shpërthim gazi. Një person ka humbur jetën, dy janë të lënduar rëndë dhe dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. I kemi lajmëruar familjet e tyre, ndërsa ata po pranojnë edhe ndihmë psikologjike”,- deklaroi shefi i Policisë në Chimai, Pierre Maton.
 
Qyteti Chimai është 120 kilometra larg kryeqytetit belg, Brukselit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. 
 
FETIJE QAILI