Botë

Testimet koreano-veriore, Kina kërkon maturi

26.08.2016 14:40

Forcat qeveritare të presidentit, Bashar al-Assad, kanë arritur që të marrin nën kontroll qytetin e Darajas, pasi kishin më shumë se katër vite që e kishin rrethuar zonën...

Qyteti i Darajës, shumë pranë kryeqytetit Damask, ishte një prej pikave më strategjike që ishte nën kontrollin e rebelëve.
 
Për shkak të rrethimit afatgjatë, mijëra qytetarë në këtë zonë kishin mbetur të bllokuar me rezerva mjaft të pakta uji, ushqimi dhe medikamentesh, ndërkohë që një problem madhor ishte edhe energjia elektrike.
 
Pas arritjes së marrëveshjes, afro 700 militantë pranuan që të dorëzojnë armët dhe të largohen, ndërkohë që 4.000 qytetarë janë dërguar në kampe të përkohshme qëndrimi që menaxhohen nga qeveria e Assadit.
 
Marrja e qytetit Daraja është parë si një tjetër operacion i suksesshëm i forcave qeveritare të cilat kanë zhvilluar operacione të shumta ushtarake me mbështetjen e forcave ruse.
 
Megjithatë, ofensivat e tyre kanë marrë kritika të ashpra nga vendet perëndimore, të cilat shprehen se në bombardime kanë humbur jetën mijëra qytetarë të pafajshëm.
 
Aktualisht gjendje më problematike paraqitet në qytetin e Aleppos, pasi luftimet mes forcave të qeverisë së Assadit dhe kundërshtuesve të tij kanë bërë që mijëra qytetarë të vendosen në vështirësi.
 
MIRJETA ZIBERI