Maqedoni
Vërshimet, Agjencia e Kadastrës: Paraqituni për elaborate gjeodezike falas
26.08.2016 14:59
Agjencia e Kadastrës dhe Patundshmërive ka apeluar deri tek qytetarët e prekur nga vërshimet e 6 gushtit...

Agjencia e Kadastrës dhe Patundshmërive ka apeluar deri tek qytetarët e prekur nga vërshimet e 6 gushtit që të paraqiten për të filluar analiza të dëmeve dhe të paraqesin dëmet e shtëpive dhe pasurive të tyre.
“Qytetarët e prekur nga vërshimet mund të paraqiten në Info-qendrën e Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmërisë për të paraqitur dëmet e tyre. Për të qenë ky proces sa më efikas, lusim qytetarët që kur të paraqiten të tregojnë numrin e tyre të llogarisë ku i kanë dokumentet. Nëse këtë numër ata nuk e dinë, atëherë duhet të futen tek ueb faqja e Agjencisë sonë për të gjetur dosjet e tyre që tani janë edhe online”,- deklaroi drejtori i Kadastrës së Maqedonisë, Sllavçe Trpeski.
Numrat në të cilët qytetarët e prekur nga vërshimet mund të kontaktojnë Agjencinë e Kadastrës dhe Patundshmërive janë: 0800 -80- 800, 317 -17- 33 dhe 317 -38- 25.
MIRLINDA MURTEZANI
