Maqedoni
Përmbytjet, Inspektorati për Bujqësi: Disa prodhime bujqësore nuk mund të blihen
26.08.2016 15:43
Në sipërfaqet bujqësore në rajonet e përmbytura është gjetur një sasi e vogël e prodhimeve bujqësore të cilat nuk blihen, deklaruan nga Inspektorati për Bujqësi...

Po analizohen mostrat e marra nga sipërfaqet bujqësore nga rajonet e përmbytura, të cilat pritet shumë shpejt të publikohen, thonë nga ky Inspektorat.
“Inspektorati formoi disa ekipe të cilаt kaluan në të gjitha vendbanimet e përfshira me përmbytje. Është konstatuar sasi e madhe e prodhimeve bujqësore të cilat kanë mbetur në ato sipërfaqe. Janë marrë disa mostra për analizë dhe ende i presim rezultatet. Megjithatë, në mirëkuptim të banorëve dhe të gjithë atyre blerësve të cilët blejnë në këtë rajon, këto prodhime nuk blihen për shitje e as për konsumim”,- deklaroi drejtori i Inspektoratit për Bujqësi, Cvetan Trifunovski.
Nga Inspektorati gjithsesi potencojnë se bëhet fjalë për sasi shumë të vogël që nuk mund të ndikojë seriozisht në tregjet e gjelbra.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
