Maqedoni

AShMAA, miratohet metodologjia për monitorimin e mediave

26.08.2016 18:09

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele miratoi metodologjinë për monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore...

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele miratoi metodologjinë për monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore, me çka do të përcillet nëse mediat raportojnë në mënyrë të balancuar.
 
Nga Agjencia e mediave sugjeruan që mediat të sigurojnë anë të ndryshme nëpër debate dhe emisione që të shihen argumentet e të gjitha palëve.
 
“Të mos i jepet e gjithë vëmendja lajmeve dhe të anashkalohen tjerat emisione, si debatet dhe intervistat. Më mirë të kemi polemika të ashpra, sesa të mos ketë komunikim. U bëj apel mediave të thirrin në debate mysafirë me bindje të ndryshme politike. Ndërkaq, analistët të mos refuzojnë media”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Agjencisë, Llazo Petrushevski.
 
Kjo metodologji nuk do të vlejë për portalet, sepse për këtë duhet ndryshime ligjore, tha drejtori i Agjencisë së medieve, Trajçevski.
 
“Në 30 ditët e para, çdo 10 ditet e para do të informoj për punën e mediave dhe nëse konstatohet se ndonjë medium 10 ditë raporton në interes të ndonjë partie poltike, do të gjobitet. Pas këtyre 30 ditëve, gjobat do shqiptohen nëse bëhen pesë gabime, e jo dhjetë si më parë”,- theksoi drejtori i Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele, Zoran Trajçevski.
 
Koha e informimit për aktivitetet e presidentit të shtetit nuk do të matet, përveç nëse deklarata e tij nuk është në favor të ndonjë partie të caktuar politike.
 
Sa i përket prezantim mediatik të bartësve të funksioneve në pushtet, sa koha do t’i ndahet pushtetit aq edhe opozitës. 
 
SANIJE DURAKU