Ivanov takon Erdoganin në Turqi, ai përkrah qeverinë e dalë nga zgjedhjet demokratike
Presidenti, Gjorge Ivanov, po qëndron për vizitë pune në Republikën e Turqisë, ku është takuar me presidentin, Rexhep Taip Erdogan...

Në vëmendjen e bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh, me theks të veçantë në çështjet nga sferat e sigurisë, krizës së emigrantëve dhe marrëdhënieve ekonomike.
Ivanov ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje për serinë e sulmeve terroriste në Turqi, përfshi edhe atë të sotmin ndaj një punkti kontrollues policor në Turqinë juglindore, ndërsa presidenti Erdogan ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për vërshimet e 6 gushtit.
Dy presidentët janë informuar reciprokisht për situatat aktuale politike dhe ekonomike në të dy vendet.
Presidenti Ivanov e ka përsëritur qëndrimin se Republika e Maqedonisë e përkrah Qeverinë turke të zgjedhur në zgjedhje demokratike.
Në suaza të vizitës së tij, me ftesë të presidentit Erdogan, presidenti Ivanov mori pjesë në hapjen solemne të urës së tretë mbi Bosfor “Javuz Sulltan Selim’, ku bashkë me të ishin të ftuar edhe të tjerë burrështetas nga rajoni dhe bota.
ERSAN PAJAZITI
