Forum për siguri në Ohër
"Vendimet nga Samiti i NATOs në Varshavë, implikimet për Aleancë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor"...

"Vendimet nga Samiti i NATOs në Varshavë, implikimet për Aleancë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor" është tema e Forumit të 4-të për siguri që mbahet prej sot deri më datën 30 të këtij muaji në Ohër, në organizim të Marshall qendrës nga Republika e Maqedonisë.
Në hapjen e forumit do të mbajë fjalim ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski. Marshall Qendra nga Republika e Maqedonisë e organizon forumin për të katërtin vit me radhë në partneritet me Qendrën Evropiane për studime të sigurisë Xhorxh K. Marshall dhe me mbështetje të Sektorit për diplomaci publike të NATOs dhe Kolexhit mbrojtës të NATO-s nga Roma.
Në forumin e sivjetmë, përveç përfaqësuesve të asociacioneve alumni të Xhorxh K. Marshall qendrës nga vendet nga Ballkani Perëndimor, do të marrin pjesë shumë profesorë të shquar, analistë dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.
Në Forum do të mbajnë fjalim edhe prof. dr. Xhim Sheroka nga SHBA-ja, ishdeputeti në Parlamentin Evropian Hans Svoboda dhe Gozard Barton, shefi i misionit të NATO-s në Shkup.
