Çavkov: Pesë “xhihadist” nga Maqedonia u arrestuan në Aksaraj
Pesë nënshtetas të Maqedonisë të dyshuar për anëtarësim në Shtetin Islamik...

Pesë nënshtetas të Maqedonisë të dyshuar për anëtarësim në Shtetin Islamik me 12 e këtij muaji janë arrestuar në një aksion të sinkronizuar midis policisë maqedonase në bashkëpunim me policinë turke në njërin prej vendtubimeve të xhihadistëve në lagjen Aksaraj, Turqi.
Ashtu si informoi sot në pres konferencë ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, tre prej të arrestuarve janë nga Kumanova dhe dy persona nga Shkupi. Ata kanë tentuar që t`i bashkohen një organizate terroriste.
“Gjatë aksionit kanë tentuar të ikin dy persona të cilët janë lënduar. Pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën pranuese për të huaj në Stamboll”, informoi Çavkov.
Të dyshuarit janë kthyer në Maqedoni dhe kundër tyre është ngritur një padi penale për ekzistimin e dyshimeve për kryerjen e veprës penale pjesëmarrje në luftëra të huaja, polici dhe formacione paraushtarake ose para policore.
Çavkov informoi se për 23 persona, nënshtetas të Maqedonisë po udhëhiqet një procedurë penale, rreth 25 nënshtetas të Maqedonisë kanë vdekur, ndërsa rreth 50 persona tjerë gjenden në luftërat në Siri dhe në Irak. (mia.mk)
