Pejë, protesta kundër demarkacionit
Në qytetin e Pejës, është mbajtur një protestë...

Në qytetin e Pejës, është mbajtur një protestë për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë demarkacionin në seancën e një shtatorit në Kuvendin e Kosovës.
Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi, ka thënë se deputetët nuk duhet të bien nën ndikimin e zyrtarëve të partitive politike në pushtet. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të partive opozitare të cilat poashtu e kundërshtojnë këtë marrveshje.
“Nëse ai version kalon në Kuvend dhe bëhet legjitim, deputetë, mendoni se Kosova do të ketë tensione, do të krizë politike, do të ketë rezistencën e llojeve dhe formave të ndryshme, sepse nuk paraqet vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk paraqet sovranitet. Dhe, ne do ta zhbëjmë në të gjitha format e mundshme institucionale dhe vijave tjera rezistencës”, ka thënë Lajçi.
Kuvendi i Kosovës, projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, e ka vënë në rend dite më 1 shtator.
