Bejli, nuk mund të flitet për dështimin e marrëveshjes
Megjithë shkeljen e afatit për kompletimin e komisionit ad-hoc...

Megjithë shkeljen e afatit për kompletimin e komisionit ad-hoc që ende nuk mund të flitet për dështimin e marrëveshjes së Përzhinos, vlerëson amabasadori amerikan Xhes Bjli, i cili pret që javë që vjen të marrin vendim se kur do të mbahen zgjedhjet.
“Liderët do të marrin një vendim javën tjetër se kur do të mbahen zgjedhjet kështu që nuk besoj se ekziston ndonjë stagnim në këtë drejtim. Nëse shikoni parimet e NATO-s si një komunitet vlerash, demokracie, sundim ligji dhe liri demokratike, pra këto janë vlera të aleancës dhe ne qëndrojmë në ato vlera, për këtë arsye për shembull komunikimet që zhvillohen për Maqedoninë janë të përqendruara në rëndësinë e realizimit të reformave të Marrëveshjes së Përzhinos”, tha Bejli.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se përgjigjet për ngecjen e procesit duhen kërkuar brenda komisionit Ad-Hok. Qëndrim të përafërt kanë edhe ng BDI. Por LSDM thot se moszgjedhja e anëtarit të 5 të këtij trupi, vë në rrezik egyistimin e tër marrveshjes politike.
