Jolevski, Maqedonia e përkushtuar për anëtarësim në NATO

27.08.2016 19:40

Maqedonia mbetet e përkushtuar në angazhimin e sajë për anëtarësim në NATO...

Maqedonia mbetet e përkushtuar në angazhimin e sajë për anëtarësim në NATO, ndërsa Ministria e Mbrojtjes mbetet e angazhuar në realizimin e reformave në Armatë.

Kështu ka deklaruar minsitri i Mbrojtjes Zoran Jolevski para pjesëmarrësve të Forumin e sigurimit “Vendimet nga Samiti i NATO-s në Varshavë, implikimet për Aleancën dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

”Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt. Si Ministri e Mbrojtjes vazhdojmë me reformat në armatë dhe në sektorin mbrojtës sepse ato reforma janë të nevojshme për shtetin, sepse në këtë mënyrë ndërtojmë armatë të fuqishme, mobile dhe efikase, ndërsa njëkohësisht duke i plotësuar standardet e NATO-s. Për momentin kryhet përvetësim i mjeteve të nevojshme mbrojtëse, të cilat janë tërësisht në pajtim me standardet e NATO-s dhe ushtarëve dhe oficerëve të Maqedonisë iu mundësojnë ta kryejnë detyrën e tyre” tha Jolevski në Forum.