Moskë, të paktën 17 të vdekur nga zjarri
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit....

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në një depo në kryeqendrën ruse në Moskë.
Zjarri shpërtheu në depon e një shtypshkronje në orët e hershme të mëngjesit në verilindje të Mosokës.
Autoritetet njoftuan se 4 persona janë dërguar në spital me plagë të marra nga zjarri ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar.
Kryetari I Mosokës Sergej Sobjanin ka deklaruar se në rrjedhë e sipër janë hetimet për shkaqet e zjarrit. Shërbimi i emergjenca në Rusi ka njoftuar se nga zjarri kanë humbur jetën 17 punëtorë migrantë nga Kirgizia, 16 prej të cilëve kishin gjetur vdekjen në vendin e fatkeqësisë ndërsa, më pas sdrroi jetë edhe një nga të plagosuriot.
“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një dhomë e cila nuk kishte qasje nga jashtë. Është thyer muri dhe brenda kemi gjetur 16 trupa të vdekur”, kanë bërë të ditur nga Shërbimi i emergjencës.
