Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon se rrethrrotullimi Shkup është lëshuar për qakullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
Aksi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes NP Jasen është lëshuar për komunikacion për automjete të lehta/automobila. NP "Rrugët e Maqedonisë" pjesëmarrësve në komunikacion iu rekomandon vozitje të kujdesshme në pjesën nga rruga në f. Blizansko 500 metra pas urës së lumit Treska në gjatësi prej 50 metra. Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" vazhdojnë të punojnë në lirimin e aksit rrugor për zhvillim normal të komunikacionit.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare janë të mundshme pritje prej 20 minutave për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion, sipas LAMM-së ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. (mia.mk)
