Viti shkollor në prag, nxënësit po bëhen gati
Pushimeve verore po ju vjen fundi....

Pushimeve verore po ju vjen fundi, dhe 1 shtatori është shumë afër bashkë me të po afron edhe fillimi i vitit shkollor.
Nxënësit kanë filluar të pajisen me mjetet e nevojshme shkollore të cilave pa dyshim më së shumti I gëzohen ata që sivjet fillojnë klasën e parë.
“Sot kam dalë të blejë çantë, sot kam për ti blerë të gjitha”
“Çanta , libra të gjitha i kam blerë, do të mësoj shumë”
“Kam blerë fletore dhe çantë”
“Po kam filluar..kam blerë fletore pune, kam lexuar lektyra dhe të gjitha librat e klases së shtatë që i kam, i kam lexuar...kam për të lëxuar më shumë dhe të mësoj më shumë” – thanë disa nga fëmijët e intervistuar nga TVM2.
Shitësit ankohen se nuk kanë shitje të mjaftueshme sikur viteve të kaluara, pasiqë çmimet u duken të larta sidomos të çantave.
“Prej sot ka filluar pregaditja e nxënësve …nuk ka shitje sikur vitin e kaluar, se çmimet janë pak më të larta, 500, 700, 1000 ka, por ska shitje shumë, më shumë vijnë të blejnë fletore, fletoret janë 10 denarë, ka 20 denarë dhe 50 denarë”
“Shitja është më dobët, blerësit ankohen me cmime të larta nuk dojnë të blejnë, diçka më lirë sipas kushteve. Dojnë të blejnë të gjithë çanta më të lira më të thjeshta… kemi çanta më kualitet por myshteritë dojnë më të lira. Më të lirën e kemi prej 400 denarë e më lartë. Çmimi më i lartë është 1000 denarë” – thanë shitësit e pajisjeve shkollore për TVM2.
Nxënësit që ne anketuam thonë se do të jenë të suksesshëm gjatë viti shkollor të vetëdijshëm se për të dalë i shkëlqyer në mësime, duhet shumë punë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
