Shkolla e mesme në Saraj, gjithçka gati për fillimin e vitit shkollor

28.08.2016 17:30

Shkolla e re e mesme në Saraj përfundimisht do të fillojë funksionimin në shtator....

Në  afatin e dytë të regjistrimeve në këtë shkollë,  janë regjistruar 160 nxënës dhe јanë plotësuar 6 paralele me nga 27 nxënës, të cilat do të funksionijnë 4 të drejtimit gjimnaz dhe dy ekonomi.

“Sipas konkursit të shpallur nga MASH gjimnazi në Saraj ka gjithsej 6 paralele prej të cilave 4 paralele gjimnaz dhe 2 drejtime teknike–ekonomisë. Deri në afatin e dytë,afati i gushtit gjimnazi  Saraj ka plotësuar minimumin e vendeve për të funksionuar 6 paralelet, mirëpo deri më 30 gusht kemi të drejtë të pranojmë edhe nxënës të tjerë” – tha Bedri Gjureci, U.D - drejtor i shkollës së mesme “Saraj”.                                                                                                

Në bazë të normativës dhe ligjeve për arsim të mesëm,  kushti për regjistrim që duhet të plotësojnë  nxënësit,  është të kenë 60 pikë.

Ndërkohë në terren po përfundojnë punimet ndërtimore për fillimin e vitit të ri shkollor. Për momentin në shkollën e mesëme “Saraj” është duke u ndërtuar terreni sportiv dhe gjelbërimi i shkollës, ndërsa nga java e ardhëshme pritet të rregullohet interieri.

Drejtuesit e saj thonë se ëndrra për arsim të mesëm në Saraj më në fund u plotësua me një shkollë sipas të gjitha standardeve.

“Për sa i përket hapjes së shkollës së mesme në “Saraj” ishte një ëndër e ka motshme  dhe këtë hapje e presin të gjithë banorët për arsye se të gjithë nxënësit që janë regjistruar në këtë shkollë ju mundësohet që ata të mos udhëtojnë me nga 2 autobusa por të kenë shumë më afër shkollën dhe këtu normalisht kursejn në kohë. Kjo shkollë për dallim nga shkollat tjera është shkolle e re dhe ka kushte shumë të mira dhe më në Saraj nuk do të ketë më atë problematik që nxënësit e kësaj komune të shpërdnahen nëpër shkolla tjera dhe të bëjnë rrugë me kilometra dhe kjo është një përparësi”  - tha Bedri Gjureci, U.D - drejtor i shkollës së mesme “Saraj”.  

Komuna e Sarajit ka gjithësej 23  fshatra  me  rreth 40 mijë banorë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau  mjete edhe për transportin e falës të nxënësve që jetojnë në fshatrave përreth komunës. (Rexhep Qamili, TVM2)