Zaev i gatshëm për zgjedhje më 11 dhjetor

28.08.2016 19:08

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev preferon....

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev preferon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 11 dhjetorë të këtij viti.

Madje ai është optimist se mbajtja e zgjedhjeve nuk do të vehet në pikëpyetje nga moszgjedhja e anëtarit të pestë të trupit adhok, I cili do të monitorojë mediat gjat periudhës parazgjedhore.

“Më shumë jam optimist në kërkimin e mënyrës se sit ë gjenden argument të mjaftueshme të zgjedhet anëtari I pestë. Trupi at-hoc I dime detajet dhe pritshmëritë nga ai, por nuk është fundi I botës dhe nuk duhet të lejojmë në të vërtetë për shkak të një arsye të këtillë të vogël që të prolongohen konkluzat për plotësimin e kushteve, në përputhje me të cilat do të definohet data e zgjedhjeve” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev njëherit sqaroi se për partinë e tij më i pranueshëm ishte modeli për reforma në media i propozuar nga nga Van Haute, por e pranoi medelin me trupin “Ad-hoc” për ti dhënë fund krizës politike në vend.

“Si një nga kryetarët e katër partive më të mëdha apeloj te katër anëtarët që në fillim të mbledhjes së ardhëshme ta zgjedhin anëtarin e pestë nëse jo për diçka tjetër për Maqedoninë” – deklaroi Zoran Zaev.

Qytetarët janë lodhur nga kriza politike dhe nga vet partite politike vlerësoi Zaev. (Gazmend Kurtishi, TVM2)