Tramp, do të deportojë migrantët e paligjshëm
Kandidati presidencial republikan Donald Trump...

Kandidati presidencial republikan Donald Trump i është rikthyer temës së emigracionit të paligjshëm, duke premtuar se do të krijojë një sistem gjurmimi i cili të ndihmojë autoritetet ta vënë situatën nën kontroll.
Poashtu si amsë mbrojtëse ai premtoi ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën prej ku edhe futen pjesa më e madhe e migrantëve ilegal dhe ndalimin e ndihmës sociale për emigrantët e paligjshëm.
“Do të ndërtoj një mur të madh, do të ketë verifikime në mbarë vendin, do t`iu ndaloj emigrantëve të paligjshëm ndihmën sociale e do të zhvilloj një sistem gjurmimi falë të cilit të zhvendosen të gjithë ata që kapërcejnë afatin e vizës. Gjërat janë shumë të thjeshta: po nuk vumë rregull me skadimin e vizave, atëherë do të kemi një kufi të hapur dhe krime gjithandej. Kjo duhet të marrë fund” – tha Donald Trump.
Tramp premtoi se nëse do të zgjidhjej president, që nga dita e tij e parë si President I SHBA-ve do të niste, deportimin e atyre që nuk kanë dokumente të rregullta qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
