Trupi “Ad-Hok”, kompletimi pezull, rrezikohen zgjedhjet
Vazhdon të mbetet pezull kompletimi i trupit AD-HOK...

Anëtarët e këtij trupi të përkohshëm edhe gjatë fundajvës nuk arritën të zgjedhin anëtarin e pestë shqiptarë.
Ata kanë vazhduar konsultimet vetëm nëpërmjet telefonit por nuk janë ulur në tryez të përbashkët për të përmbyllur këtë çështje.
Goran Tërpenovski, anëtar i propozuar nga LSDM thotë se përplasjet vazhdojnë për dy emrat në garë Sefer Tahiri dhe Daut Dauti.
Përderisa anëtarët e propozuar nga LSDM përkrahin Sefer Tahirin, ato të VMRO-DPMNE-së kundërshtojnë atë duke dalë në mbështetje të Daut Dautit.
Katër anëtarët pritet që nesër në mesditë të ulen sërish për të bërë përzgjedhjen. Nuk përjashtohet mundësia që anëtarët për shqyrtim ti kthehen emrave të tjerë të paraqitur në konkurs.
Përgënjeshtrohen mundësitë për imponim të emrave të ri në lojë, pasiqë pas thirrjeve që të ndërhyjnë edhe partitë politike, ato as që janë prononcuar. Por optimizmi në trupin ad-hok për zgjedhjen e emrit të pestë ekziston për të mos u rrezikuar takimi i 31 gushtit kur liderët pritet të thonë fjalën e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve.
Nga LSDM konsiderojnë se moszgjedhja e anëtarit të pestë mund të rrezikojë zgjedhjet. Ndërkohë që nga VMRO-DPMNE ripërsërisin se kushte për zgjedhje ka pasur që nga prilli.
Por në rast se zgjedhjet vulosen në këtë datë, sipas marëveshjes politike i mbetet LSDM-së që deri më dy shtator të emërojë kryredaktorin e TVM1 si dhe të suspendohen ndryshimet e ligjit të MPB-së sa i përket kompetencave të ministrit të brendshëm. (Meral Ismaili, TVM2)
