Koncesioneri “Minstroj”, riaktivizoi minierën “Zletovë”

28.08.2016 19:29

Miniera për plumb dhe zink “Zletovë” -Probishtip prej sot sërish filloi me punë...

Miniera për plumb dhe zink “Zletovë” -Probishtip prej sot sërish filloi me punë.

Prodhimtarinë në minierë e rifilloi koncesioneri kompania bullgare “Minstroj”, e cila në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë e Maqedonisë duhet ta aktivizojë edhe minierën “Toranica” në Kriva Pallankë.

Lejen për punë kompanisë "Minstroj" ia dorëzoi Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, i cili potencoi se minierat si sektor lëvizës në ekonominë e Maqedonisë marrin pjesë me 1,5 për qind në Bruto prodhimitvendorë, dhe angazhon 13.000 persona.

“Në vend ka më shumë se 150 miniera të cilat punojnë në mënyrë aktive, një pjesë prej tyre janë për eksploatim të mineraleve metalike para së gjithash plumbit, zinkut, bakrit, argjendit dhe arit. Gjithnjë e më i madh është interesi për eksploatim të gurëve dekorative, ndërsa rritet edhe numri i gurthyesve për lëndë minerale dhe jominerale" – tha Minsitri i Ekonomisë i RM-së, Driton Kuçi.

Kryeminsitri Emil dimitriev me këtë rast tha se pret nga pronari i ri i kushte të sigurta për punën e minatorve dhe paga më të larta.

“Nuk është e rëndësishme se sa xehe do të nxirret, por e rëndësishme është që çdo minator të dalë shëndoshë e mirë nga miniera" – deklaroi Kryeminsitri i RM-së, Emil Dimitriev.

Ministreja bullgare e Energjetikës, Temenushka Petkova konsideron se investimi i kompanisë bullgare "Minstroj" prej 20 milionë eurove do të kontribuojë për përparimin e zhvillimit ekonomik në Maqedoni dhe hapjen e një mijë vendeve të reja të punës.

“Në Bullgari pesë për qind të Bruto prodhimit vendorë e krijojnë lëndët minerale. Me investimin në minierën Zletovë kompania "Minstroj"do të jap rezultate të mia në ekonominë e Maqedonisë” – u shpreh ministreja e Energjetikës në Bullgari, Temenushka Petkova.

Nikollaj Volkanov, kryetar i Bordit të drejtorëve të "Minstroj" bëri të ditur se deri tani kanë aktivizuar katër projekte të tilla në të cilat tani punojnë 2.500 persona.

Miniera u hap pikërisht në Ditën e minatorëve me çrast ministri i Ekonomisë bëri ndarjen tradicionale të mirënjohjeve dhe vlerësimet për 15 minatorët më të suksesshëm në Maqedoni. (Ardita Imeri, TVM2)